Një vit i ri akademik nisi. Në fokus: cilësia dhe diversifikimi i ofertës

Një vit i ri akademik nisi. Në fokus: cilësia dhe diversifikimi i ofertës

Një vit i ri akademik sapo ka nisur, duke sjellë sfida dhe mundësi emocionuese për nxënësit dhe mësuesit e AFP-së. Ndërsa ky është një fillim i ri për shumë nxënës, ai gjithashtu përfaqëson një moment të rëndësishëm për administrimin dhe performancën e institucioneve.

 

Sektori i AFP-së është një hallkë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Ai ofron mundësi për punësim të hershëm dhe të qëndrueshëm ndërsa u përgjigjet nevojave vazhdimisht të ndryshueshme të sektorit privat.. Sidoqoftë, ai duhet të jetë në ballë të përmirësimit teknologjik dhe nismave novatore. Prandaj, duhet të përqendrohet në përmirësimin e cilësisë së ofertës – kjo duke marrë parasysh të gjithë aspektet e mësimdhënies, funksionimit institucional, marrëdhënieve me sektorin privat dhe partnerë të tjerë, aftësive për jetën (ndërpersonale) dhe të nxënit përmes punës. Vetëm duke u përpjekur vazhdimisht të ofrojnë shërbime të nivelit të lartë, ofruesit e AFP-së mund të përmbushnin rolin e tyre në hapësirën socio-ekonomike të vendit.

Në këtë aspekt, gjatë vitit të kaluar, shkollat e AFP-së, me asistencën teknike të “Aftësi për Punë”, kanë vazhduar diversifikimin e ofertës së tyre. Qëllimi është të garantohet që programet e AFP-së të pajisin nxënësit me aftësitë përkatëse të kërkuara në tregun e punës. Deri tani, kemi parë shumë rezultate.

Teknologjia Ushqimore është drejtimi i ri që do të ofrohet nga shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë duke filluar nga viti akademik 2019-2020. Nevoja për drejtimin e ri u prezantua nga kompanitë e përpunimit ushqimor që operojnë në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës në një takim të mbajtur në nëntor 2018, gjatë Javës së Praktikave Profesionale. Këto kompani gjithashtu do të ofrojnë mundësi për praktika profesionale afatgjata  për nxënësit e regjistruar në drejtimin e ri.

Kurrikula kombëtare e rishikuara e TIK-ut tani është në zbatim në të gjitha shkollat profesionale të Shqipërisë që ofrojë drejtimin e TIK-ut. Procesi i rishikimit u drejtua nga AKAFPK me mbështetjen e “Aftësi për Punë” dhe pjesëmarrjen e ekspertëve dhe profesionistëve më të mirë të industrisë. Duke filluar nga ky vit akademik, nxënësit e klasës së 10-të do të mësojnë gjithashtu rreth programimit, një sektor i TIK-ut me kërkesë në rritje.

Një modul i ri për “Sigurinë në punën me automjetet hibride dhe elektrike” do të integrohet në kurrikulën e drejtimit “Shërbim Mjetesh Transporti” në shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë. Për të përgatitur mësuesit dhe instruktorët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, në fillim të këtij viti, në laboratorin e ri të shkollës për Automjetet Elektrike, u ofrua një program për Trajnimin e Trajnerëve (ToT) sipas standardeve të industrisë.

Marketingu Digjital është një modul tjetër që do t’u ofrohet nxënësve të vitit të 12-të të regjistruar në drejtimet e TIK, Ekonomi dhe Hoteleri-Turizëm  në të gjithë ofruesit e AFP-së partnerë të S4J. Më shumë se 30 mësues do të trajnohen për të ofruar modulin e ri, si dhe do të mbështeten  me materiale mësimore digjitale.