Njësi Zhvillimi më efikase përmes planifikimit vjetor
Projekti ”Aftësi për Punë” mbështet vazhdimisht konsolidimin dhe fuqizimin e Njësive të Zhvillimit në shkollat partnere të projektit. Në një aktivitet të përbashkët gjatë muajit qershor 2022, drejtuesit dhe koordinatorët e Njësive të Zhvillimit të shkollave partnere u shprehën për nevojën për mbështetje nga projekti lidhur me procesin e planifikimit dhe monitorimit. Stafi i projektit fillimisht bëri një vlerësim të planeve vjetore të Njësive të Zhvillimit ku dolën edhe disa rekomandime për përmirësimin e procesit të planifikimit dhe monitorimit. Në një takim të përbashkët në muajin shtator me drejtuesit e Njësive të Zhvillimit u diskutuan sfidat në procesin e planifikimit dhe monitorimit dhe u dakordësua për një model të unifikuar të planit vjetor. Pjesëmarrësit, shkëmbyen ide, ndanë përvoja dhe dhanë sugjerime për përmirësimin e procesit të planifikimit dhe monitorimit, si edhe për hapat në vijim për finalizimin e planeve.