Njihuni me bordin e nxënësve: Zëri i shkollave në projektin S4J

Njihuni me bordin e nxënësve: Zëri i shkollave në projektin S4J

Më 28 shtator, zyra e Swisscontact-it në Tiranë priti vizitën e pazakontë të 12 nxënësve nga të 6 shkollat e mbështetura nga projekti.

Ju mund t’i mbani mend fytyrat e tyre nga ceremonia e kurorëzimit gjatë ‘Panairit të Njohurive’ në muajin maj … Po, ata janë anëtarët e Bordit të Nxënësve në projektin S4J!

Bordi i Nxënësve do të shërbejë si një urë midis projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J) dhe nxënësve të shkollave të AFP të mbështetura nga projekti, për t’u lidhur me njëri-tjetrin, për të kuptuar këndvështrimin e nxënësve për nismat e projektit, për përhapjen e lajmeve, etj.

Ndër detyrat e tjera, Bordi i Nxënësve do të kontribuojë edhe në hartimin e Fazës II të projektit, duke ofruar kontribute për aktivitetet dhe ndërhyrjet që mund të merren përsipër nga projekti në të ardhmen.

Ideja për Bordin e Nxënësve erdhi si një kërkesë nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) gjatë takimit të 2 të Komitetit Drejtues të projektit S4J në tetor 2017. Edhe pse pak vonë, ne jemi shumë të kënaqur që projekti ynë më në fund arriti të krijonte një platformë të tillë që do të përmirësojë bashkëpunimin tonë me shkollat në nivel nxënësi.