Njihuni me shkollat profesionale partnere të projektit tonë!

Njihuni me shkollat profesionale partnere të projektit tonë!

Në mars të vitit 2018, shkollat profesionale të mbështetura nga S4J filluan të planifikojnë mënyrën e promovimit të ofertës së tyre për të tërhequr nxënës të rinj për vitin e ardhshëm akademik. Me ndihmën e ekspertëve të S4J, secila nga shkollat përgatiti fushata promovuese dhe organizoi aktivitete intensive – Fushata ‘Takojmë Çdo Vajzë’, ‘Ditët e Hapura’ në shkollën profesionale, ‘Ditët e Hapura’ në biznes, shpërndarja e fletëpalosjeve në qytet, koncerte dhe evente, përveç të tjerave.

 

Për të siguruar shpërndarjen e mesazhit të shkollave në një shkallë më të gjerë,  janë përgatitur video promovuese për 5 nga shkollat, përkatësisht për shkollën profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër, shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë, shkollën profesionale ‘Kristo Isak’ në Berat, shkollën industriale ‘Pavarësia dhe shkollën Tregtare në Vlorë. Videot u transmetuan gjatë stinës së verës në stacionet televizive lokale dhe në ekrane LED në qytetet përkatëse.

Videot kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin e ofertës së shkollës dhe të perspektivës së karrierës për të rinjtë në rajon. Deri më 5 shtator, në të 5 shkollat partnere të S4J janë regjistruar 492 nxënës.

Gjithashtu, videot janë edhe një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u njohur me secilën prej shkollave të mbështetura nga projekti, me mësuesit, nxënësit dhe partnerët e biznesit. Dhe nëse dëshironi të përmirësoni apo të zhvilloni më tej marrëdhënien tuaj me këto shkolla profesionale, ne do t’ju këshillonim që t’i rezervoni këto data në kalendarin tuaj dhe të merrni pjesë në vizitat e organizuara!