Novacioni në mësimdhënie gjatë pandemisë: Praktikat më të mira
Viti shkollor 2020-2021, i zhvilluar kryesisht në distancë për shkak të pandemisë, e theksoi më tej nevojën për digjitalizim në mësimdhënie. Të mbështetur edhe nga projekti “Aftësi për Punë” drejt intensfikimit të procesit të digjitalizimit të materialeve mësimore, zhvillimit të një sërë webinareve mbi mësimin online, takimeve dhe diskutimeve të shpeshta etj., një numër gjithnjë e më i madh mësuesish të shkollave partnere të projektit po aplikojnë metoda novatore e interaktive të cilat e bëjnë orën mësimore më angazhuese dhe të suksesshme, si dhe nxisin interesin për të mësuar edhe në mënyrë të pavarur.
Në këtë botim sjellim përvojat 12 mësuesve si praktikat më të mira të aplikimit të këtyre metodave ndërverpuese dhe gjithëpërfshirëse. Nëpërmjet dëshmive të tyre, mësuesit na njohin me kontekstin në të cilin janë gjendur, nevojën për novacion, vështirësitë dhe sfidat e ndeshura, impaktin e nismave të tyre në mësimdhënie dhe të nxënë, mësimet e nxjerra, si dhe këshilla se si këto metoda dhe veprimtari mund të replikohen edhe nga mësues të tjerë.
Lexoni publikimin më poshtë.