Nxënësit mësojnë nga gratë sipërmarrëse

Nxënësit mësojnë nga gratë sipërmarrëse

S4J në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas ka mundësuar vizita në shkollat partnere të disa zonjave sipërmarrëse, anëtare të DHEG. Të ftuarat u treguan nxënësve rrugëtimin e tyre profesional. Përmes rrëfimeve të tyre, nxënësit njihen me sfidat e sipërmarrjes dhe se si mund të menaxhohen ato. Kjo është një mënyrë për të fuqizuar lidhjen mes shkollave profesionale dhe tregut të punës.

Disa nga zonjat sipërmarrëse kanë qenë Znj. Najada Taçi, administore e revistave “Star People” dhe “Star Business”; Znj. Romina Selimi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë së ndërtimit “Innovess Construction and Management”; Znj. Klodiana Ajazi, themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas si dhe administratore e kompanisë “Innovess Contruction and Management”, si dhe bashkëthemeluese e kompanisë “Novus Marketing and Advertising”; Znj. Antoneta Ndreka, Presidente Nderi dhe një nga themelueset e Dhomës Ekonomike të Gruas, si dhe bashkëthemeluese e kompanisë “Lufra sh.p.k.” dhe kompanisë së ujit “Dukat”; Znj. Valbona Begolli, bashkëthemeluese dhe nënkryetare bordi e Dhomës Ekonomike të Gruas, si dhe administratore e kompanive “Albgroup” dhe “Albacademy”, etj.