Ofertë e AFP-së e orientuar nga nevojat e tregut dhe nga të dhënat

Ofertë e AFP-së e orientuar nga nevojat e tregut dhe nga të dhënat

Kurrikula sipas nevojave të tregut

S4J po vijon të mbështesë Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në hartimin e standardeve të profesioneve dhe përshkrimit të kualifikimeve për të gjitha profesionet e drejtimit TIK dhe Elektroteknikë – në bashkëpunim të ngushtë me profesionistët e sektorit privat. Ndër profesionet e reja janë: Programim dhe Multimedia nën drejtimin TIK dhe Mekatronika nën drejtimin Elektroteknikë.

Gjatë hartimit të standardit të profesionit për profilin “Multimedia
Gjatë hartimit të standardit të profesionit për profilin “Administrator zyre”

Në prill u ngrit dhe grupi i punës për hartimin e standardit të profesionit Administrator zyre si profil i ri tek Ekonomi-Biznes. Këto profile reflektojnë kërkesat e tregut të punës për kualifikime në këto profesione dhe shkollat profesionale kanë mundësi t’i ofrojnë nisur nga viti shkollor 2021-2022.

Përdorimi i të dhënave për një planifikim të suksesshëm të ofertës për vitin e ri shkollor

Për të mundësuar realizimin e një procesi mirë-planifikues dhe me pjesëmarrje në lidhje me ofertën mësimore për vitin e ardhshëm mësimor, gjatë periudhës mars-prill S4J mbështeti një seri takimesh me drejtorinë dhe koordinatorët e Njësisë së Zhvillimit në shkollat partnere.

Burimet kryesore të informacionit që orientuan diskutimin dhe vendimmarrjen mbi ofertën, ishin: performanca e të diplomuarve në tregun e punës nga të dhenat e gjurmimi në nivel ofruesi, nevojat aktuale dhe afatmesme për aftësi të industrive bazuar tek tryezat dhe konsultimet me biznesin, vendet vakante për praktika profesionale të bizneseve bashkëpunëtore, si dhe të dhënat administrative të institucionit.

Ky proces i strukturimit dhe përdorimit të burimeve të ndryshme të informacionit në planifikimin e ofertës përfaqëson një ndryshim qasjeje të institucionit të bazuar në evidencë dhe pjesëmarrje.