Ofruesit e AFP, partnerë të S4J, organizojnë javën e praktikave profesionale afatgjata 2018

Ofruesit e AFP, partnerë të S4J, organizojnë javën e praktikave profesionale afatgjata 2018

Në kuadrin e Javës Europiane të Aftësive Profesionale 2018, nga data 5 deri më 9 Nëntor, ofruesit e AFP, partnerë të S4J organizuan ‘Javën e Praktikave Profesionale’. Për të dytin vit rradhazi, shkollat profesionale dhe qendra e formimit profesional organizuan një sërë aktivitetesh, që synonin rritjen e ndërgjegjësimit mbi gamën e gjerë të mundësive të ofruara nga AFP në Shqipëri, si dhe promovimin e rëndësisë së praktikave profesionale afatgjata në biznes për të zhvilluar më tej aftësitë e nxënësve dhe të kursantëve.

Në këto aktivitete morën pjesë mbi 1500 nxënës, mësues, prindër, përfaqësues të biznesit dhe nxënës të shkollave të mesme.

Ofruesit në 5 qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë organizuar 47 aktivitete të ndryshme, si konferenca, histori suksesi, vizita shkëmbimi midis mësuesve dhe nxënësve, vizita në kompani, nënshkrim Marrëveshjesh Bashkëpunimi me një numër më të madh biznesesh, konkurse dhe aktivitetet e nxënësve. Si pjesë e procesit për të sistemimin e nxënësve në biznese të përshtatshme, disa nga shkollat kanë organizuar edhe intervista për praktikat profesionale afatgjata.

Gjatë aktiviteteve të javës në fjalë, janë nënshkruar 36 Marrëveshje Bashkëpunimi të reja Mirëkuptimi ndërmjet kompanive të sektorit privat dhe institucioneve të AFP-së. Balfin Group, Deloitte, Smartwork, Gjeo-Vjosa, Operatori i Sistemit të Transmetimit, Iceberg Communications, Prince Adriatic Resort etj, ishin disa nga bizneset e reja që iu bashkuan rrjetit të AFP-së. Së shpejti, këto kompani do të fillojnë të ofrojnë praktika profesionale dhe skema për zhvillimin gradual të aftësive për nxënësit e shkollave.

Ndiqni në videon dhe fotot e mëposhtme të gjitha aktivitetet e organizuara nga secila prej insitucioneve ofruese të AFP-së.

Take a quick look at the activities that each school organized in the following video.

Make sure not to miss the activities organized by S4J supported institutions during the week!

‘Hamdi Bushati’ vocational school in Shkodra

‘Kolin Gjoka’ vocational school in Lezha

‘Gjergj Canco’ vocational school in Tirana

‘Kristo Isak’ vocational school in Berat

Commercial school in Vlora

Industrial ‘Pavaresia’ school in Vlora

Vocational Training Centre in Vlora