Paketa e Pedagogjisë Digjitale – Ndërthurja e teknologjisë me zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve

Paketa e Pedagogjisë Digjitale – Ndërthurja e teknologjisë me zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve

Në kohën kur zhvillimi i teknologjisë dhe digjitalizimi janë duke ridimensionuar edukimin në mbarë botën, projekti ‘Aftësi për Punë’ në bashkëpunim me Praktika.al po vijojnë përpjektet e tyre për të kapacituar mësuesit nëpërmjet fazës së dytë të paketës së trajnimeve ‘Pedagogjia digjitale’.  Aktualisht, mësuesit e shkollave të mesme profesionale janë duke ndjekur tre trajnime: “Platformat digjitale për mësimin e kombinuar dhe në distancë”, “Planifikimi i zbatimit të kurrikulës në mesimin në distancë/online dhe të kombinuar” dhe “Zgjedhja e formës më të përshtatshme të mësimit dhe fazat e procesit mësimor”. Këto trajnime janë të akredituara nga Komisioni i Akreditimin të Programeve të Trajnimit pranë Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, dhe janë duke u ofruar nëpërmjet platformës MësoVET.

Me rreth 477 mësues të regjistruar në këto trajnime, kjo paketë ofron një rrugëtim të nxëni të personalizuar si dhe u jep mundësinë mësuesve të njihen me mjetet dhe të përvetësojnë aftësitë për t’ju përshtatur kësaj fryme të re të mësimidhënies. Me ndërthurjen e teknologjisë me edukimin, kjo paketë trajnimesh synon të rrisë cilësinë e mësimit, duke i kapacituar mësuesit dhe duke i vënë vetë në rolin e nxënësve në një mjedis interaktiv të pasuruar me video, prezantime dinamike, forume, kuize, sondazhe dhe veprimtari të tjera.

‘’Platformat digjitale për mësimin e kombinuar dhe në distancë” është trajnimi i dytë që unë po ndjek nga Praktika.al. Unë do e konsideroja si një trajnim shumë efikas përsa i përket modalitetit të përdorur dhe informacionit që kam marrë. Një nga platformat që kam mësuar gjatë këtij trajnimi është Kahoot që na lejoj të krijojmë kuice në formën e lojës. .Mua si mësues matematike me ka ndihmuar shume dhe tani po organizoj kuice edhe me nxenesit e mi. Të mesosh duke u argëtuar. Kjo është motoja.’’ Fatos Pozhalli, shkolla profesionale  ‘’Petro Sota’’, Fier