Program i ri “Ndërmjetësim i Pasurive të Paluajtshme”

Program i ri “Ndërmjetësim i Pasurive të Paluajtshme”

Me pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), përfaqësues të sektorit të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme dhe Shkollën Teknike-Ekonomike në Tiranë, S4J zhvilloi në prill 2022 një Tryezë Diskutimi mbi nevojën për profesione dhe aftësi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Studimi që analizoi nevojat e tregut të punës për këtë sektor, rekomandonte hartimin e një kualifikimi pas të mesmes me karakter profesional. Studimi mund të aksesohet këtu: https://skillsforjobs.al/sq/publications/studim-mbi-profesionet-dhe-aftesite-e-reja-profesionale-ne-sektorin-e-real-estate-ne-shqiperi/

Pas validimit të studimit që analizoi nevojat për profesionistë, AKAFPK me mbështetjen e S4J hartoi programin 2-vjeçar në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e sektorit privat.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi programin “Ndërmjetësim i Pasurive të Paluajtshme” si Niveli V në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve.      
 2 shkolla partnere të S4J, Shkolla Teknike-Ekonomike në Tiranë dhe shkolla Salih Ceka në Elbasan janë dy shkollat e para që filluan të ofrojnë programin pas-të mesmes për vitin shkollor 2022-2023. Ndërkohë që shkollat profesionale kanë zhvilluar dhe konsoliduar partneritetin me sektorin privat dhe angazhohen në të nxënit përmes punës, programet pas të mesmes përfaqësojnë një dimension të rëndësishëm të zhvillimit duke kontribuar në plotësimin e nevojave lokale për punonjës të sektorit privat.
Programet-pas-të mesmes të orientuara nga kërkesat e tregut të punës, duke targetuar edhe të diplomuarit nga arsimi i përgjithshëm dhe ai professional, kanë potencial të ulin inaktivitetin e të rinjve për të arritur një punësimim më mirë dhe të qëndrueshëm. S4J gjithashtu po mbështetet AKAFPK për të përditësuar me pjesëmarrjen e sektorit privat programin pas-të-mesmes “Menaxhim Diagnostikim në Autoservis”.