Përcaktimi i hapave të mëtejshëm për vitin akademik 2018-2019

Përcaktimi i hapave të mëtejshëm për vitin akademik 2018-2019

Në fillim të muajit tetor, përfaqësues nga ekipet drejtuese të institucioneve partnere të AFP-së dhe të projektit S4J u takuan në Razëm për të diskutuar dhe planifikuar hapat e mëtejshëm për vitin akademik 2018-2019.

Gjatë seminarit 3 -ditor, ofruesit e AFP-së shprehën vlerësimin e tyre për përfshirjen për herë të parë në hartimin e Planit Vjetor të Veprimit dhe kërkuan që të përfshihen më shumë në projektimin e ndërhyrjeve të projektit, planit të punës dhe përcaktimin e llojit të trajnimeve për mësuesit.

Në prag të Seminarit të Validimit për Fazën II, i cili u organizua në mes të muajit tetor, u diskutua edhe mbi shtyllat kryesore të Fazës së II-të të projektit S4J.

Ky modalitet gjysmë-formal është përdorur shpesh nga projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J për të inkurajuar shkëmbimin midis partnerëve. Duke patur parasysh këtë, S4J ka mbështetur ofruesit e AFP-së për të organizuar evente të ngjashme tematike gjatë muajit nëntor për stafin e tyre.