Perspektiva e drejtuesve të shkollave profesionale mbi menaxhimin e institucionit
Ky kërkim cilësor ka për qëllim identifikimin dhe eksplorimin e perceptimeve të drejtuesve dhe përfaqësuesve të strukturave kryesore të institucioneve të arsimit profesional, mbi ndërhyrjet e Projektit S4J gjatë vitit akademik 2021-2022, si dhe identifikimin e sfidave dhe dhënien e sugjerimeve për
ndërhyrjet e ardhshme të projektit.
Objektivat e këtij kërkimi cilësor janë:
• të identifikojë dhe të eksplorojë, perceptimet dhe sjelljet e përfaqësuesve të strukturave drejtuese të nëntë shkollave partnere, për ndërhyrjet e projektit S4J, gjatë vitit akademik 2021-2022;
• të identifikojë përfitimet si dhe sfidat e perceptuara, në lidhje me implementimin e projektit “Aftësi për Punë” (S4J), në këto institucioneve gjatë vitit akademik 2021-2022;
• të japë sugjerime për ndërhyrjet e ardhshme të projektit në këto institucione.