Përdorimi i të dhënave të gjurmimit për rritjen e punësimit të të rinjve

Përdorimi i të dhënave të gjurmimit për rritjen e punësimit të të rinjve

Në nëntor 2020 u krye një gjurmim paraprak për të verifikuar statusin e punësimit dhe studimit të të diplomuarve në vitin 2020 në 9 ofrues partnerë të “Aftësi për Punë”.

Raportet janë duke u analizuar nga secila shkollë me pjesëmarrjen e stafit drejtues dhe njësitë e zhvillimit, ndërkohë që po identifikohen hapat për hyrjen në tregun e punës, si: orientimi në karrierë dhe këshillimi për klasat e 10-ta, 11-ta dhe 13-ta; koordinimi më i mirë me zyrën lokale të punës; informacion i përmirësuar dhe i njëhershëm mbi vendet e lira të punës përmes portaleve të punësimit, etj. Ky diskutim po ndihmon çdo shkollë të planifikojë bazuar në dëshmi dhe të përcaktojë punësimin e të diplomuarve si tregues të performancës.