Përdorimi i videove të shkurtra ndërvepruese në mësimdhënie
Koha që nxënësve u nevojitet për të kuptuar dhe përthithur një koncept të ri, nuk është e njëjtë për të gjithë. Ky është dhe një nga sfidat që shpesh mësuesit hasin gjatë shpjegimit të koncepteve të reja apo leksioneve të gjata. Në një leksion të gjatë ku koha nuk premton shumë, t’i rikthehesh të njëjtit koncept disa herë është e pamundur, duke bërë kështu që një pjesë e nxënësve të mos kenë përthithur të gjithë informacionin.
Një metodë e mirë e cila mund të bëhet pjesë e teknikave të mësimdhënies për mësuesit është rregjistrimi i leksioneve dhe njohurive të reja në video të shkurtra. Nxënësit nuk i preferojnë leksionet e gjata, ata e kanë të vështirë të përqëndrohen dhe të përthithin gjithë informacionin e nevojshëm. Një pjesë e mirë e nxënësve e shohin të nevojshme t’i kthehen të njëjtit koncept disa herë, dhe një video e shkurtër e mundëson ketë. Kjo i ofron mundësinë nxënësve që të ecin me hapat e tyre , duke përshpejtuar apo ngadalësuar procesin e të mësuarit në bazë të kohës që ju nevojitet atyre.
Për të rritur angazhimin me materialin që po shpjegon mësuesi mund të përdorë dhe platformën MësoVET për t’i bërë videot ndërvepruese. Platforma ofron një funksionalitet ku gjatë shikimit të videos nxënësit i paraqiten pyetje për të cilat ai duhet të përgjigjet në mënyrë që të vijojë më tej. Kjo i nxit nxënësit që të mund t’i rikthehen videos sa herë të kenë nevojë deri në momentin që janë të aftë t’i përgjigjen pyetjes.