Përfshirja e aftësive digjitale dhe të buta në planifikimin vjetor të mësimdhënies

Përfshirja e aftësive digjitale dhe të buta në planifikimin vjetor të mësimdhënies

Çdo vit shkollor, projekti “Aftësi për Punë” mbështet ofruesit partnerë të AFP-së në planifikimin vjetor të mësimdhënies nën mentorimin e ekspertëve pedagogjikë. Gjatë periudhës maj-qershor 2022 fillimisht u krye një vlerësim i procesit të planifikimit dhe zbatimit për vitin shkollor 2021-2022, së bashku me një vlerësim të një kampioni prej 160 planesh vjetore të mësimdhënies. Vlerësimi identifikoi fushat për përmirësim në këtë proces, vuri në pah praktikat më të mira të planifikimit dhe nevojën për zhvillim profesional të mësuesve në arsim profesional.

Raporti i plotë i vlerësimit mund të aksesohet këtu:

Pas fazës vlerësuese, përgjatë muajit shtator 2022, ekipi i ekspertëve pedagogjikë u prezantoi ofruesve partnerë gjetjet kryesore dhe i orientoi ata në hartimin e planeve të mësimdhënies të përmirësuara për vitin shkollor 2022-2023. Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi rolin e përgjegjësitë e stafit në shkollë në këtë proces dhe mbi formatet e planifikimit lëndor vjetor. Një fokus i veçantë iu kushtua përfshirjes së aftësive të buta dhe përdorimit të TIK në mësimdhënie, si elemente kyçe për suksesin e procesit mësimor në epokën ku po jetojmë. Në planet vjetore të miratuara, shkollat partnere kanë integruar aftësitë e buta dhe përdorimin e TIK për të paktën 30% të orëve mësimore.