Perspektiva e nxënësve mbi eksperiencën në arsimin profesional

Perspektiva e nxënësve mbi eksperiencën në arsimin profesional

Ky raport përshkruan rezultatet kryesore të përftuara nga të dhënat e mbledhura nëpërmjet një
pyetësori plotësisht të strukturuar, të zhvilluar në nëntë shkolla profesionale në Shqipëri:

• Shkolla e Mesme Profesionale “Salih Ceka” (Elbasan),
• Shkolla Profesionale “Teknike Elektrike Gjergj Canco” (Tiranë),
• Shkolla e Mesme Profesionale “Ali Myftiu”, (Elbasan),
• Shkolla e Mesme Teknike Ekonomike (Tiranë),
• Shkolla Profesionale “Kristo Isak” (Berat),
• Shkolla Industriale “Pavarësia” (Vlorë),
• Shkolla Tregtare (Vlorë),
• Shkolla Profesionale “Kolin Gjoka” (Lezhë) dhe
• Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati” (Shkodër).

Anketimit u zhvillua gjatë muajit Shkurt 2022, për një periudhë dy javore. Përveç rezultateve të vitit akademik 2020-2021, raporti do të paraqesë një analizë krahasuese, duke pasqyruar edhe ndryshimet në indikatorët e matur. Madhësia e kampionit për vitin 2022 është 3210 nxënës të cilët janë të shpërndarë në katër vitet e studimit