Përgatitja për një vit shkollor të sigurt e produktiv
21 Sht 2020
Projekti “Aftësi për Punë” në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) hartoi Udhëzuesin për Organizimin e Mësimit në Arsimin Profesional në Kushtet e Pandemisë COVID-19. Ky është një mjet për të siguruar një vit të sigurt akademik, ku përfshihen sugjerime për zgjidhje novatore në këtë situatë të vështirë.
Udhëzuesi zhvillon tre skenarë për menaxhimin e vitit akademik përmes mjeteve e shembujve specifikë. Ai përfshin këshilla dhe masa për të kombinuar mësimin në klasë dhe me atë online përmes platformave digjitale dhe mjeteve të komunikimit. Praktikat profesionale, zhvillimi i materialeve digjitale dhe teknikat e monitorimit trajtohen gjithashtu në udhëzues.
Klikoni këtu për të lexuar publikimin e plotë.