Platforma MësoVET po vijon të pasurohet me materiale digjitale

Platforma MësoVET po vijon të pasurohet me materiale digjitale

Tashmë është evidente nevoja për materiale mësimore dhe veçanërisht në këto drejtime, ku studiojnë pjesa më e madhe e nxënësve që ndjekin arsimin profesional në Shqipëri. Në bashkëpunim me mësues ekspertë të lëndës, ekspertë pedagogjikë dhe skuadrën e digjitalizimit, ne sjellim në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve materialeve mësimore digjitale 5 drejtime:

  1. Ekonomi Biznes ku po zhvillohen 7 lëndë në profilin Administrim Zyre
  2. Teknologji Ushqimore po zhvillohen10 lëndë
  3. Mekanikë po zhvillohen 10 lëndë
  4. Shërbime Mjetesh Transporti po zhvillohen 8 lëndë
  5. TIK po zhvillohen 20 lëndë

Në kët proces janë angazhuar 32 mësues, 5 ekspertë pedagogjik dhe 5 ekspertë digjitalizimi të cilët punojnë së bashku për të dorëzuar materiale digjitale cilësore. Në muajin Shkurt ato do të jenë të disponueshme në platformën Mësovet për të gjitha shkollat e arsimit profesional.