Platforma MësoVET – Aplikacion që përdoret pa internet
Viti shkollor 2022-2023 në shkollat partnere të projektit “Aftësi për Punë” nisi me ndryshime të rëndësishme të cilat lehtësojnë procesin mësimor. Tashmë të gjitha shkollat po punojnë me platformën MësoVET, të përditësuar në Moodle Workplace 4.0. Ky përditësim ka sjellë një ndërfaqe të re dhe të personalizuar ku çdo shkollë ka hapësirën e saj. Personalizimi ndikon pozitivisht në përdorimin e platformës pasi përdoruesit kanë tashmë një hapësirë e cila i përket nxënësve dhe stafit mësimor të shkollës së tyre të branduar dhe përshtatur sipas strukturës së shkollës.
Për më tepër, kjo risi mundëson menaxhimin e të gjitha shkollave në të njëjtën kohë duke i mbajtur ato të ndara në mënyrë që përdoruesit në një shkollë të mos shohin përdoruesit apo kurset në një tjetër. Në këtë mënyrë, çdo shkollë ka përdoruesit e vet, hierarkitë, rolet, rregullat, cilësimet e temave, raportet dhe kurset, programet dhe certifikimet e veta.
Një risi tjetër e MësoVET për këtë vit akademik ishte edhe prezantimi i aplikacionit MësoVET, i cili mund të shkarkohet nga përdoruesit e platformës nga Google Play dhe App Store. Me një ndërfaqe më minimaliste dhe stil vizual bashkëkohor, aplikacioni MësoVET u mundëson nxënësve të fokusohen më mirë në mësimin e tyre duke ju dhënë akses të shpejtë në materialet mësimore në të gjitha pajisjet e tyre të të mësuarit. Për më tepër, tashmë nxënësit mund të hyjnë në platformë në çdo moment të ditës pa patur nevojë për lidhje më internet.
Na presin edhe më shumë përditësime të reja për t’u zbuluar në vijim.