
Praktika profesionale cilësore përmes instruktorëve të certifikuar në biznes
03 Dhj 2020
Për të siguruar praktika profesionale cilësore në biznes, projekti “Aftësi për Punë” lehtëson trajnime dhe certifikime për instruktorët në biznes, bazuar në programin “Trajnimi i Trainerëve”. Gjatë muajve tetor dhe nëntor, 9 instruktorë në biznes të nxënësve të shkollës “Kolin Gjoka” në Lezhë u trajnuan dhe u certifikuan në katër module:
- Rolet dhe përgjegjësitë e instruktorëve në biznes;
- Oferta e shkollës dhe informacioni mbi modulet praktike;
- Vlerësimi i praktikave profesionale;
- Komunikimi, konfliktet dhe zgjidhja e problemeve.
Hapat e ardhshëm do të jenë monitorimi i praktikave profesionale në kompanitë ku instruktorët punojnë, për të siguruar zhvillimin cilësor të tyre.