
Praktikat në fokus: Konsolidimi i praktikave profesionale në biznes dhe transferimi i inovacioneve në sistemin e AFP
Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) po intensifikon mbështetjen e shkollave partnere në konsolidimin e praktikave profesionale në biznes dhe në përgatitjen e tyre për transferimin e proceseve inovative të S4J në shkolla të tjera.
Për këtë qëllim, gjatë muajit shkurt janë zhvilluar takime strategjike me aktorët kryesorë të angazhuar në praktikat profesionale, ku është diskutuar në detaje hartimi dhe zbatimi i planeve operacionale të praktikave profesionale në biznes për vitin shkollor 2024-2025. Fokusi kryesor i këtyre takimeve ishte:
- Analiza e progresit dhe identifikimi i sfidave, si dhe formulimi i zgjidhjeve për të rritur cilësinë e praktikave profesionale në biznes.
- Orientimi i qartë për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve operacionale, duke siguruar që ato të jenë efektive dhe të matshme.
- Përgatitja e një strategjie të detajuar për transferimin e modelit të praktikave profesionale në shkolla të reja partnere, duke siguruar që ky proces të jetë i qëndrueshëm dhe i suksesshëm.
Këto takime strategjike shënojnë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi të qëndrueshëm të praktikave profesionale, duke siguruar që të rinjtë të pajisen me aftësitë e nevojshme për tregun e punës dhe duke forcuar lidhjen mes arsimit dhe biznesit.




