Praktikat profesionale në Institucionet Partnere të S4J – Raport Vlerësues
Praktikat profesionale afatgjata në biznes janë një mundësi e shkëlqyer për të ekspozuar nxënësit në tregun e punës, falë aftësive profesionale që përfitojnë dhe rritjes së mundësive për punësim. Studimi i praktikave në biznes, që nga aspektet formale të zbatimit të skemës deri tek perceptimet e aktorëve të ndryshëm, ka interes të veçantë në të kuptuarit e rëndësisë së këtyre praktikave në zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional dhe në qasjen e të rinjve në tregun e punës.
Studimi ka për qëllim të eksplorojë procesin e zhvillimit të praktikave profesionale në 9 shkollat partnere të projektit S4J, nëpërmjet analizimit dhe interpretimit informacionit të marrë nga aktorët e përfshirë (bizneset, instruktorët e praktikave, nxënësit), duke synuar validimin e elementëve dhe proceseve të ndryshme të lidhura me praktikën.