
Provimet e nivelit në platformën Mësovet
Që prej vitit të kaluar, nisur nga realiteti i ri që pandemia e COVID-19 imponoi, disa prej shkollave partnere të projektit Aftësi për Pune (S4J) testuan për herë të parë në mënyrë të suksesshme zhvillimin e provimeve online të teorise profesionale nëpërmjet platformës MësoVet. Mësimet e marra treguan sa e vlefshme ishte kjo eksperiencë dhe sa shumë lehtësi sillte për nxënësit dhe mësuesit. Ky vit akademik na gjeti më të përgatitur për të planifikuar paraprakisht procesin në bashkëpunim me mësuesit e angazhuar por edhe për të zhvilluar për herë të parë provimet e praktikës profesionale në Shkollën Teknike Ekonomike Tiranë (SHTET) duke u larguar nga qasja tradicionale. Gjatë kësaj eksperience, ne patëm mundësinë të bisedonim me nxënësit e mësuesit dhe të merrnim nga afër dëshmitë e tyre. U vu re që nxënësit dhe mësuesit ishin komod me këtë modalitet, nisur edhe nga fakti që janë familjar tashme me platformën MësoVet pasi kanë punuar dhe zhvilluar mësimin online nëpërmjet saj.
Shkollat partnere që realizuan me sukses provimet e nivelit nëpërmjet MësoVet ishin:
- Shkolla Kolin Gjoka realizoi me sukses provimin e Teorise Profesionale të Nivelit I për drejtimet TIK dhe Niveli I dhe II Hoteleri-Turizëm
- Shkolla Salih Ceka realizoi me sukses provimin e Teorise Profesionale të Nivelit I për drejtimin TIK dhe Niveli i III i profilit Guide Turistike.
- Shkolla Tregtare Vlorë realizoi me sukses provimet e Teorise Profesionale të Nivelit I për drejtimet Hoteleri-Turizëm dhe Ekonomi-Biznes dhe Niveli II i profileve Kuzhine Pasticeri, Bar Restorant dhe Shërbime në Hotel dhe Restorant.
- Shkolla Teknike Ekonomike Tirane realizoi me sukses provimet e praktikës profesionale për klasat e 11-ta dhe klasat e 13-ta në 5 profile të drejtimit Ekonomi-Biznes dhe provimet e Teorisë Profesionale të Nivelit I për drejtimet Ekonomi Biznes dhe Tekstil-Konfeksion, gjithashtu edhe Niveli II i drejtimit Tekstil-Konfeksion.
Përfitimet e zhvillimit të provimeve online nisin me lehtësinë që kanë mësuesit në procesin e vlerësimit, ku në varësi të modalitetit të pyetjeve, një pjesë e tyre vlerësohet automatikisht duke kursyer kohë. Në përfundim të këtij procesi, mbledhja e pikëve bëhet në mënyrë automatike dhe mësuesi ka në dispozicion një tabelë të detajuar për rezultatet. Nxënësit mund të shohin rezultatet individuale në fletën e vlerësimit në kurs. Në platformën Mësovet siguria është e lartë, po ashtu për një grup të madh nxënësish mund të luash më renditjen e pyetjeve, me llojin e tyre duke bërë që nxënësit edhe pse zhvillojnë provimin në të njëjtën kohë, e kanë më të vështirë komunikimin me njëri-tjetrin. Gjithashtu, mendoni për të gjithë letrën e kursyer për të realizuar provime disafaqëshe. Mund të themi me bindje që platformat online na mundësojnë të jemi eco-friendly. Në platformë ju mund të ruani rezultatet apo pyetjet për sa kohë të dëshironi dhe të gjeni lehtësisht rezultatet e një nxënësi të caktuar edhe pas një periudhe kohe.
Eksperienca të tilla të suksesshme na dëshmojnë sesa i rëndësishëm është digjitalizimi në arsim dhe si po e ndryshojnë qasjen e shkollave iniciativa të tilla.