Publikimi me rastet e mira te mësuesve
“Unë veproj kështu!” – Praktika të mira të digjitalizimit të mësimdhënies
Në edukim, inovacioni nuk përkthehet në famë e as në të ardhura. Një mësues inovator niset, para së gjithash, nga besimi se, nëse procesi mësimor ecën me hapin e kohës, brezat e rinj do të jenë më të aftë në profesionet e tyre, më të zotë për t’iu përshtatur dinamikave të kohës dhe më të denjë si qytetarë. Me këtë pikësynim, projekti ‘Aftësi për punë’ promovon gjithnjë e më shumë mësimdhënien dhe të nxënit me bazë teknologjitë digjitale, duke mbledhur eksperiencat dhe aplikimin e inovacionit nga mësues në edukimin profesional në formën e praktikave (rasteve) të mira.
Në botimin e rradhës “Unë veproj kështu!” – Praktika të mira të digjitalizimit të mësimdhënies, do të mund të eksploroni se si 10 mësues të shkollave të mesme profesionale partnere të projektit “Aftësi për Punë” përdorin në mënyrë efektive teknologjinë për të përmirësuar praktikën e tyre të mësimdhënies si dhe të ndërgjegjësoheni mbi ndikimin që digjitalizimi ka në procesin e mësimdhënies. Për lehtësi praktikat janë ndarë në 5 seksione, duke filluar me ‘Materialet mësimore digjitale’ dhe ‘Diskutimi përmes platformave digjitale si nxitës i angazhimit gjatë dhe përtej orës mësimore. Për të vazhduar me ‘Realizimi i vlerësimit të nxënësve nëpërmjet platformave digjitale’, ‘Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe aksesibilitetit nëpërmjet materialeve mësimore digjitale’ e duke përfundar me ‘Kapilarizimi i procesit mësimor me bazë teknologjinë’. Secili rast vjen i strukturuar në mënyrë të tillë që të jetë sa më i kuptueshëm, për t’u replikuar me sukses nga mësues të tjerë.
Lexoni publikimin: https://skillsforjobs.al/wp-content/uploads/2023/03/Une-veproj-keshtu-Praktika-te-mira-te-digjitalizimit-te-mesimdhenies-web.pdf