Raportet e tryezave të dialogut, nëntor 2020

Raportet e tryezave të dialogut, nëntor 2020

Platforma e dialogut për zhvillimin e aftësive është një nismë e projektit “Aftësi për Punë” (S4J), për të mbështetur ofruesit e arsimit dhe formimit (profesional dhe universitar) në krijimin e tryezave vendore të dialogut me sektorin privat dhe me palë të tjera të interesuara.

Objektivat e platformës së dialogut janë:

  • Më shumë ndërgjegjësim dhe shkëmbim informacioni në nivel qarku midis ofruesve të arsimit e formimit dhe kompanive;
  • Koordinim dhe partneritet midis ofruesve dhe punëdhënësve;
  • Të promovohet zhvillimi i aftësive të kërkuara nga tregu i punës duke vlerësuar nevojat e tij;
  • Përfshirje më e madhe e kompanive si në identifikimin e aftësive ashtu edhe në ofrimin e aftësive të reja.

Raundi i dytë i tryezave vendore të dialogut u zhvillua në nëntor 2020 në rajonet e Beratit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Raportet e këtyre tryezave mund t’i lexoni më poshtë.