Raporti i gjurmimit: Si ka ndryshuar situata e të diplomuarve nga AFP në tregun e punës?

Gjurmimi ka të bëjë me ndjekjen e nxënësve të diplomuar apo certifikuar nga shkolla një vit pas diplomimit apo certifikimit të tyre. Gjatë këtij procesi, nxënësi pyetet lidhur me kalimin e tij nga institucioni arsimor në tregun e punës, kushtet e punës, përputhjen midis programit mësimor që ka përfunduar dhe punës, si dhe vlerësimin në retrospektivë të shkollës, nisur nga kërkesat e tregut të punës.

Projekti “Aftësi për Punë” ka mbështetur pilotimin dhe ngritjen e një sistemi gjurmimi në nivel ofruesi në 7 institucione ofruese (6 shkolla të arsimit profesional dhe 1 qendër formimi):

  • Shkolla e mesme teknologjike “Hamdi Bushati”, Shkodër
  • Shkolla profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë
  • Shkolla e mesme profesionale “Kristo Isak”, Berat
  • Shkolla teknike-elektrike “Gjergj Canco”, Tiranë
  • Shkolla Industriale “Pavarësia”, Vlorë
  • Shkolla Tregtare Vlorë
  • Qendra e Formimit Profesional Vlorë

Ky sistem gjurmimi përmbush dy qëllime të rëndësishme:
a) Monitorimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të diplomuarit e shkollës (të dhëna mbi raportin e të punësuarve, të vetëpunësuarve, të papunëve etj.);
b) Vlerësimin e lidhjes midis arsimit dhe punës për të diplomuarit e shkollës.

Kjo mundëson që institucioni të ketë të dhëna të besueshme dhe të përditësuara rreth statusit të punësimit të diplomuarve të tij, si dhe të përgatisë nxënës që plotësojnë kërkesat e tregut të punës.
Më poshtë mund të lexoni të plotë raportin krahasimor të gjurmimit për tre breza të diplomuarish.

S4J-Raporti-i-Gjurmimit