Raporti i vlerësimit të nxënësve

Raporti i vlerësimit të nxënësve

Ky raport pasqyron rezultatet kryesore të gjeneruara nga të dhënat e mbledhura nëpërmjet një pyetësori plotësisht të strukturuar, të zhvilluar në nëntë shkolla të arsimit profesional në Shqipëri: Shkolla e Mesme Profesionale “Salih Ceka”, Elbasan; Shkolla Profesionale “Teknike Elektrike Gjergj Canco”, Tiranë; Shkolla e Mesme Profesionale “Ali Myftiu”, Elbasan; Shkolla e Mesme Teknike Ekonomike, Tiranë; Shkolla Profesionale “Kristo Isak”, Berat; Shkolla Industriale “Pavarësia”, Vlorë); Shkolla “Tregtare”, Vlorë; Shkolla Profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë dhe Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër. Procesi i mbledhjes së të dhënave u zhvillua gjatë muajit Maj, 2023. Madhësia e kampionit për vitin 2023 është 2 793 nxënës të cilët janë shpërndarë në katër vitet e studimit. Ky anketim me nxënësit realizohet që prej vitit 2017, dhe përgjatë këtij raporti, krahas rezultateve të vitit akademik 2022 -2023, do të paraqitet një analizë krahasuese, duke pasqyruar edhe ndryshimet në indikatorët e matur.