Realizimi i praktikave profesionale në institucionet partnere të projektit “Aftësi për Punë” – Vlerësim vjetor

Realizimi i praktikave profesionale në institucionet partnere të projektit “Aftësi për Punë” – Vlerësim vjetor

Ky publikim eksploron zhvillimin e procesit të praktikave profesionale në nëntë shkollat partnere të projektit “Aftësi për Punë” përmes analizës, interpretimit dhe validimit të informacionit të marrë nga aktorët e përfshirë në skemë (drejtuesit, mësuesit, nxënësit). Objektivat e studimit parashtrohen si më poshtë:

1. Të evidentojë mënyrën e zbatimit të skemës së praktikës nga ana e shkollave partnere si dhe shkallën e përputhshmërisë së saj me skemën e sugjeruar nga S4J.

2. Të shqyrtojë perceptimet dhe dinamikën e aktorëve të praktikave profesionale në biznes, duke nxjerrë në pah qëndrimet, problematikat, përfitimet dhe nevojat, të para në një këndvështrim kronologjik.

3. Të nxjerrë në pah ngjyrimet brenda aktorëve të të njëjtit grup, si dhe mes drejtimeve/profileve të shkollave.

4. Të validojë dhe krahasojë rezultatet me vitin e mëparshëm dhe studimin sasior.

5. Të adresojë sfidat e ndeshura nga aktorët dhe të ofrojë rekomandime të vlefshme.

Lexoni publikimin më poshtë për të mësuar më shumë mbi gjetjet.