Rezultatet e gjurmimit të të diplomuarve dhe të certifikuarve në 10 ofrues partnerë të “Aftësi për Punë”

Rezultatet e gjurmimit të të diplomuarve dhe të certifikuarve në 10 ofrues partnerë të “Aftësi për Punë”

Institucionet partnere të projektit “Aftësi për Punë”, me mbështetje nga S4J, realizojnë procesin e gjurmimit të të diplomuarve apo të certifikuarve në tregun e punës. Sistemi i gjurmimit përmbush dy qëllime të rëndësishme:

  1. Monitorimin e treguesve kryesorë të tregut të punës  (të punësuar, të vetë-punësuar, të papunë etj.) për të diplomuarit apo të certifikuarit nga institucioni i AFP-së;
  2. Vlerësimin e lidhjes apo përputhshmërisë midis arsimit dhe punës për të diplomuarit.

Studimet e gjurmimit ofrojnë një tablo më të qartë të performancës së të diplomuarve nga shkollat e arsimit profesional në tregun e punës, duke matur punësimin produktiv të të diplomuarve pas përfundimit të studimeve. Ato përfaqësojnë një burim të vlefshëm informacioni për procesin vendim-marrës dhe planifikues të ofertës mësimore të bazuar në evidencën dhe kërkesat rajonale të tregut.

Gjeni më poshte publikimet me rezultatet e gjurmimit të të diplomuarve apo të certifikuarve nga institucionet partnere të AFP-së të S4J.

Shkolla profesionale Hamdi Bushati – Gjurmimi i të diplomuarve 2017-2019

Shkolla profesionale Kolin Gjoka – Gjurmimi i të diplomuarve 2016-2019

Shkolla profesionale Gjergj Canco – Gjurmimi i të diplomuarve 2017-2019

Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë – Gjurmimi i të diplomuarve 2017-2019

Shkolla Profesionale Ali Myftiu – Gjurmimi i të diplomuarve 2017-2019

Shkolla profesionale Salih Ceka – Gjurmimi i të diplomuarve 2017-2019

Shkolla Tregtare Vlorë – Gjurmimi i të diplomuarve 2016-2019

Shkolla Industriale Pavarësia – Gjurmimi i të diplomuarve 2016-2019

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Vlorë – Gjurmimi i të certifikuarve 2017-2019

Shkolla profesionale Kristo Isak – Gjurmimi i të diplomuarve 2016-2019