Rezultatet nga gjurmimi i të diplomuarve nga shkollat partnere deri në vitin 2020

Rezultatet nga gjurmimi i të diplomuarve nga shkollat partnere deri në vitin 2020

Monitorimi i treguesve kryesorë të tregut të punës për të diplomuarit e një institucioni arsimor realizohet përmes “studimeve gjurmuese” që ndjekin ose “gjurmojnë” të diplomuarit pasi ata diplomohen. Studimet e gjurmimit ofrojnë një tablo më të qartë të performancës së të diplomuarve të arsimit profesional në tregun e punës, duke matur punësimin produktiv të të diplomuarve pas përfundimit të studimeve.

Në këtë kuadër, shkollat partnere të “Aftësi për Punë” kanë ngritur një sistem gjurmimi për të diplomuarit e tyre. Ky sistem gjurmimi përmbush dy qëllime të rëndësishme:

  1. Monitorimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të diplomuarit e shkollës.
  2. Vlerësimin e lidhjes (përputhshmërisë horizontale) midis arsimit dhe punës.

Më poshtë do të gjeni raportet krahasimore të gjurmimit të shkollave partnere të S4J, për vitet 2017-2020.