
Roli i S4J në optimizimin e arsimit dual: Angazhimi i shkollës, mentorëve dhe nxënësve
14 Pri 2025
Gjatë muajve shkurt-prill, skuadra e projektit “Aftësi për Punë” (S4J) është angazhuar në takime teknike me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të 10 shkollave profesionale që ofrojnë arsim dual. Këto takime përfshinë aktorë kyç si mentorët e kompanive partnere dhe nxënësit, me qëllim:
- Forcimin e kapaciteteve të strukturave përgjegjesë të institucioneve të arsimit profesional që ofrojnë arsim dual,
- Qartësimin dhe orientimin mbi procesin e vlerësimit dhe monitorimit të nxënësve që mësojnë profesionin në biznes,
- Identifikimin e aspekteve që kërkojnë përshtatje dhe përmirësim të qasjes me nxënësit, prindërit dhe punëdhënësit,
- Orientimin e mentorëve në kompani mbi plotësimin e formularit të vlerësimit të nxënësve në arsimin dual,
- Njohjen e nxënësve me dosjen e vlerësimit dhe rëndësinë e saj,
- Një kuptueshmëri më të qartë të mësuesve përgjegjës mbi monitorimin dhe vlerësimin e nxënësve gjatë praktikës në kompani.
- Ofrimin e një platforme ku nxënësit mund të diskutojnë ecurinë, sfidat dhe rekomandimet e tyre, duke informuar drejtpërdrejt përmirësimin e sistemit.
Këto takime kanë rezultuar në një arsim dual më të fortë, ku S4J mbetet vazhdimisht i angazhuar për të mbështetur procesin.






