Rotacioni në laborator: aplikimi i njohurive duke u argëtuar

Rotacioni në laborator: aplikimi i njohurive duke u argëtuar

Në dekadat e fundit, ndryshimet e mëdha në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit kanë nxitur mësimdhënësit të testojnë integrimin e teknologjisë edhe në procesit mësimor, për të parë impaktin që mund të ketë në edukimin e brezave të rinj. Padyshim që brezi i gjeneratës Z, i lindur në kohën e “botës digjitale”, e përqafon integrimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe është më aktiv gjatë përdorimit të saj. Bota virtuale nuk merr parasysh kufijtë e klasave apo muret e shkollave, ashtu sikurse nuk merr parasysh as kufijtë hapësinorë. Nxënësit mund të sjellin përvojat dhe jetët e tyre digjitale në shkollë dhe është detyra e mësimdhënësve që ta integrojmë këtë realitet të ri në sistemin tonë arsimor.

Nga dëshira për të marrë sa më shumë nga botëkuptimi i nxënësve dhe për t’i aftësuar ata në mënyrë aktive, Eni Xhogu, mësuese në shkollën “Gjergj Canco” Tiranë, aplikon mësimin e kombinuar sipas modelit të rotacionit në laborator në tema të caktuara të lëndës Dizenjim grafik. Gjatë aplikimit të këtij modeli, mësuese Eni së bashku me nxënësit e saj kombinojnë veprimtari të ndryshme ballë për ballë me ato online, duke alternuar gjithashtu edhe stacionet e tyre, në klasë dhe në laborator. Gjatë këtij procesi, nxënësit integrojnë përdorimin e aplikacioneve dhe platformave të ndryshme të ndërtuara posaçërisht për mësimdhënie ose që mund të shfrytëzohen edhe në kontekstin mësimor. Në këtë mënyrë, nxënësit motivohen dhe angazhohen më shumë në procesin e të nxënit. Ata të ndihen më të relaksuar gjatë orës mësimore dhe ndërveprojnë më shumë si me mësuesen, ashtu edhe me njëri-tjetrin, duke lënë hapësirë për shfaqjen e kreativitetit të tyre dhe shprehjen e mendimit ndryshe.

Për të mësuar më shumë se si mësuese Eni planifikon një orë mësimore për të aplikuar këtë qasje, se si e realizon atë me nxënësit dhe mësimet e nxjerra prej saj, ju ftojmë të lexoni artikullin dedikuar këtij rasti në publikimin ‘Mësimi i kombinuar, një zgjidhje efektive për të nxënit në arsimin profesional – Raste të mira 2022’.