
Rrjeti Profesional për Përgjegjësit e Njësive të Zhvillimit në MësoVET: Një komunitet i ri i praktikës për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash
14 Pri 2025
Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive ka krijuar një komunitet praktike në MësoVET: Rrjeti Profesional për Përgjegjësit e Njësive të Zhvillimit (NJZH) në institucionet e arsimit dhe formimit profesional.
Kjo hapësirë virtuale i dedikohet shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira dhe materialeve mbështetëse. Në të gjenden materiale nga trajnimi për përgjegjësit e NJZH, rregulloren e NJZH, përshkrimet e punës, udhëzues, modele dokumentacioni dhe burime të tjera të dobishme.
Bashkohuni me ne në këtë komunitet bashkëpunues duke klikuar në link: https://mesovet.al/course/view.php?id=1415
Për çdo pyetje apo mbështetje teknike, na kontaktoni në adresën e-mail: [email protected].