Ruani datën: Vizita në terren për të takuar ofruesit e AFP (Shtator deri Dhjetor 2018)

Ruani datën: Vizita në terren për të takuar ofruesit e AFP (Shtator deri Dhjetor 2018)

Për 6 dekada me rradhë, Swisscontact i është përkushtuar punës për të promovuar zhvillimin e aftësive dhe për të forcuar sistemet e arsimit profesional në mbi 35 vende ku vepron. Gjatë dy viteve të fundit, projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J e ka ndihmuar Ministrinë shqiptare të linjës, përgjegjëse për AFP-në për të mbështetur transformimin e 7 ofruesve publikë të AFP-së. Ne jemi duke organizuar katër vizita në terren, me qëllim që të ndajmë mësimet e nxjerra dhe të reflektojmë për mënyrën e përmirësimit të ofruesve për ta bërë ofertën e AFP më relevante për tregun e punës. Nëse jeni përfaqësues i një kompanie të sektorit privat apo nëse punoni për një projekt zhvillimi, nëse jeni drejtor shkolle ose një person përgjegjës për marrëdhëniet me biznesin, ju lutemi të gjeni kohë dhe të na bashkoheni në vizitat e mëposhtme në terren:

28 shtator: shkolla profesionale ‘Tregtare’ dhe Qendra e Formimit Profesional në Vlorë

26 tetor: shkolla profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër

23 nëntor: shkolla profesionale industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë

14 dhjetor: shkolla profesionale ‘Kristo Isak’ në Berat

Vizita e parë në këtë kuadër u organizua në muajin maj 2018. Përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe të Dhomës Gjermano-Shqiptare të Tregtisë (DIHA) vizituan shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në ndonjërën nga këto vizita, ju lutemi të na shkruani në adresën e mëposhtme [email protected]. Programi për secilën vizitë do të ndahet me palët e interesuara nëpërmjet postës elektronike.

Nëse preferoni të vizitoni ndonjë nga institucionet gjatë ditëve të tjera, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë (në email-in e mësipërm) ose kontaktoni direkt me institucionin në faqet e tyre në Facebook (klikoni në linqet e mëposhtme).