S4J lehtëson vizitat në shkolla profesionale gjatë Seminarit të 9-të të EAfA në Tiranë

S4J lehtëson vizitat në shkolla profesionale gjatë Seminarit të 9-të të EAfA në Tiranë

Fondacioni Evropian i Trajnimeve (ETF) dhe Komisioni Evropian (DG Employment, Social Affairs and Inclusion – DG EMPL), në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, organizuan Seminarin e 9-të për vendet partnere të Aleancës Evropiane për Praktikat (EAfA). Eventi u zhvillua në Tiranë në datat 17–18 tetor 2024.

Seminari mblodhi një gamë të gjerë aktorësh, duke përfshirë institucionet qeveritare, bizneset, partnerët socialë, dhomat e tregtisë, ofruesit e arsimit dhe trajnimit profesional (AFP), autoritetet rajonale, përfaqësuesit e rinisë dhe aktorë të tjerë kyç nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere të ETF.

Si pjesë e programit, S4J mundësoi vizita paralele në terren për pjesëmarrësit në tre shkolla profesionale në Tiranë: shkollën e profesionale Hoteleri – Turizëm në Tiranë, shkollën “Gjergj Canco” dhe Shkollën Teknike Ekonomike Tiranë. Pjesëmarrësit u njohën me nismat e vazhdueshme që promovojnë praktikat profesionale në sektorë të ndryshëm.

Gjatë seminarit, partnerët socialë të BE-së theksuan rëndësinë e praktikave profesionale si për të rinjtë ashtu edhe për të rriturit si një përgjigje strategjike ndaj tregut të punës dhe mungesës së aftësive. Ata avokuan për mundësi punësimi me cilësi të lartë dhe të adaptueshme, të mundësuara përmes rikualifikimit dhe zhvillimit të aftësive, ndërkohë që theksuan nevojën për bashkëpunim të fortë midis palëve të interesuara, shkëmbim njohurish dhe zhvillim të gjithanshëm të aftësive për të siguruar integrim të qëndrueshëm të fuqisë punëtore.