S4j mbështet ofruesit e afp-së për realizimin e procesit të vetëvlerësimit

S4j mbështet ofruesit e afp-së për realizimin e procesit të vetëvlerësimit

Përmes një modeli të gjerë sektorial, të gjitha institucionet publike të arsimit profesional i janë nënshtruar procesit të vetëvlerësimit. Ky ushtrim, i cili duhet të përmbyllet në pranverë të vitit 2019, do t’i ndihmojë institucionet për të vlerësuar një sërë fushash dhe faktorësh që ndikojnë në performancën e tyre. Përveç kësaj, produktet e dala nga ky proces do të ndihmojnë në hartimin e vizionit dhe të strategjive të ardhshme të institucioneve.

Të gjithë ofruesit e AFP-së, partnerë të S4J e kanë filluar këtë proces që në fillim të muajit dhjetor. Secili nga institucionet ka zgjedhur një grup pune, i cili do të udhëheqë dhe mbikëqyrë vlerësimin duke përdorur një sërë instrumentesh të përgatitura nga projekti i PNUD-it ‘Zhvillimi i Aftësive për Punësim’, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri (SDC)

Produktet e dala nga ky proces do t’i ndihmojnë institucionet të hartojnë planet e tyre afatmesme dhe vjetore për vitet e ardhshme akademike, si dhe do të sigurojnë informacion të vlefshëm për procesin e planifikimit afatgjatë për zhvillimin e çdo institucioni. Ne do t’ju mbajmë të përditësuar në lidhje me çdo informacion të ri.