Raporti mbi funksionimin e mësimit në distancë, Prill-Maj 2020
Pas sondazhit të parë (mars 2020) mbi ecurinë e mësimit në distancë, S4J vjen me një studim të dytë që mbulon periudhën prill-maj.
Bazuar në gjetjet e studimit të parë, vëzhgimeve dhe të dhënave administrative nga burime të ndryshme, S4J ka përshtatur në mënyrë dinamike ndërhyrjen për të adresuar nevojat e menjëhershme të mësuesve dhe nxënësve në shkollat partnere.
Edhe pse pas një periudhe relativisht të shkurtër (6 javë) situata në arsimin profesional në maj 2020, paraqitet shumë dinamike me ndryshime të shpejta në të gjitha nivelet: qëndror, institucionesh drejtuese, mësues e nxënës. Koordinimi i përpjekjeve mes aktorëve si dhe motivimi i mësuesve dhe nxënësve për të bërë më të mirën në këtë situatë ka çuar drejt një transformimi të rëndësishëm në arsimin profesional: atë të digjitalizimit dhe orientimit të procesit mësimor drejt nevojave të nxënësve.
Lexoni raportin e plotë: Raport-mbi-funksionimin-e-mësimit-në-distancë-Faza-II