Sërish medalje bronzi për nxënësit e shkollave profesionale në konkursin ndërkombëtar të kulinarisë!

Sërish medalje bronzi për nxënësit e shkollave profesionale në konkursin ndërkombëtar të kulinarisë!

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Tashmë është bërë zakon që nxënësit e shkollave profesionale të vlerësohen me çmime në konkurse ndërkombëtare.

Për të dytin vit në radhë, nxënësit e shkollave të mbështetura nga projekti “Aftësi për Punë” vlerësohen me çmime në konkursin ndërkombëtar të kulinarisë “Perla e Detit” (Biser Mora), i cili u zhvillua në Split të Kroacisë nga 21 në 23 Mars 2018.

15 nxënës nga shkollat profesionale “Hamdi Bushati” (Shkodër), “Kolin Gjoka” (Lezhë), Tregtare (Vlorë) dhe “Kristo Isak” (Berat), praktikantë në restorante të njohura të rajoneve përkatëse, konkurruan në grupe përballë nxënësve të shkollave të mesme të kulinarisë nga 19 shtete.

Nxënësit prezantuan pjata të kulinarisë moderne. Në veçanti, pjatat e realizuara nga grupet e shkollave “Hamdi Bushati” (Shkodër), “Kolin Gjoka” (Lezhë), Tregtare (Vlorë) u vlerësuan me medalje bonzi. Në përfundim të konkursit, të gjithë nxënësit u pajisën me çertifikatë pjesëmarrje.

Fituesit nga shkolla profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër:

Xhevahir Mashko, nxënës në klasën e 13-të

Mario Dodaj, nxënës në klasën e 12-të dhe praktikant tek restorant “Dea”

Fituesit nga shkolla profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë:

Gentjana Rushaj, nxënëse në klasën e 11-të dhe praktikante tek “Rafaelo Resort”

Nikola Martini, nxënës në klasën e 11-të dhe praktikant tek “Meridian Catering”

Fituesit nga shkolla Tregtare Vlorë:

Klarida Bitaj, nxënëse në klasën e 13-të dhe praktikante tek restorant “Pulëbardha”

Luçiano Daupaj, nxënës në klasën e 12-të dhe praktikant tek hotel restorant “Paradise”