Shkolla “Fan S. Noli” – Shkolla më e re partnere e projektit “Aftësi për Punë“

Shkolla “Fan S. Noli” – Shkolla më e re partnere e projektit “Aftësi për Punë“

Këtë vit të ri akademik ne kemi zgjeruar mbështetjen tonë duke përfshirë në listën e shkollave partnere, shkollën Teknologjike të Informacionit dhe Komunikimit “Fan S. Noli” në Korçë. Më 2 dhjetor 2022 është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit duke e bërë Shkollën “Fan S. Noli”, zyrtarisht një nga shkollat partnere të projektit “Aftësi për Punë”.

Objektivi kryesor i Projektit “Aftësi për Punë” është transformimi rrënjësor i kësaj shkolle. Së bashku me stafin e shkollës ne ndërtuam një plan të përbashkët pune me objektiva që prekin ndryshimin e shkollës në 360 gradë.

Fill pas këtij seminari, Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, Koordinatorja Rezidente e Kombeve të Bashkuara Fiona McCluney, si dhe Drejtori i Swisscontact Shqipëri Jan van Montfort vizituan Shkollën Profesionale TIK “Fan S. Noli” në Korçë. Gjatë kësaj vizite ne prezantuam iniciativat që do të ndërmerren si pjesë e procesit të tranformimit të shkollës, ndërkohë që Ambasadorja Huber, shkëmbeu ide dhe mendime me nxënësit, mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës, Znj. Julita Bimbli.

Koordinatori i biznesit të shkollës së bashku me pjesëtarë të ekipit të projektit “Aftësi për Punë“, zhvilloi mbi 60 takime me biznese të ndryshme në Korçë. Sot vetëm 6 javë më vonë, numërojmë 23 marrëveshje të firmosura me bizneset në Korçë, të cilët janë të gatshëm për të mirëpritur nxënësit e shkollës “Fan S. Noli”, të fillojnë hapat e tyre të para të karrierës në praktikë pune në biznes. Puna mbi përmirësimin e infrastrukturës ka filluar, duke ndërtuar një plan të detajuar arkitektonik për ta bërë shkollën “Fan S. Noli”, një mjedis të përshtatshëm dhe motivues për nxënësit e kësaj shkolle.