Si të hartojmë një test në platformë?
Platfoma MësoVET ju jep mundësinë të zhvilloni testime të ndryshme për të matur njohuritë e nxënësve tuaj. Shumë mësues përdorin kuicet pasi ai është një aktivitet shumë i fuqishëm që mund të plotësojë shumë nevoja të mësimdhënies, nga testet e thjeshta të njohurive me zgjedhje të shumëfishta deri te detyrat komplekse, të vetëvlerësimit.
Si të shtojmë një kuic në platformë?
Mësuese Blerta Shkreta është një nga mësueset që i përdor kuicet në platformë. Për të kuptuar sesi ajo e harton një kuic në platfomë ndiqni videon e saj më poshtë.
Çfarë duhet pasur parasysh për ta bërë testimin më të plotë në platformë?
Cilësimet e kuizit
Cilësimet e kuizit përcaktojnë rrethanat e provimit tuaj, p.sh. kur fillon provimi, sa kohë duhet të zgjasi, kush mund të ketë akses në të etj. Kontrollojini këto cilësime gjatë kohës që e hartoni kuicin dhe sigurohuni që pyetësori juaj përmban parametrat që ju dëshironi. Cilësimet mund t’i gjeni në faqen e parë të kuicit.
Vendosni një kohë të përcaktuar për mbylljen e kuicit
Përcaktoni sa minuta nxënësi mund të ketë akses për të plotësuar një kuiz. Nëse ju përcaktoni një minutazh të caktuar, të gjitha përpjekjet e nxënësit për të vazhduar testiumin do të jenë të pasukseshme.
Kufizoni përpjektet për të plotësuar kuicin
Sigurohuni që të zgidhni numrin e përpjekjeve që nxënëi mund të bëj për të plotësuar kuicin. Nëse është një provim me rëndësi për të matur njohuri në fund të semestrit, vitit shkollor apo provime të nivelit, siguroheni që keni vendosur numrin 1. Ju nuk do të donit që nxënësit tuaj ta kthejnë testin për së dyti herë për të dhënë përgjigjet e sakta.