Si të kuptosh kur është momenti për ndryshim?
Profesioni i mësuesisë është sa i bukur aq edhe i lodhshëm. Ndodh shpesh që mësuesit ndihen aq të lodhur gjatë viteteve të tyre të punës sa mendojnë se puna e tyre nuk ka impakt dhe nuk po sjell ndryshimin që ata duan të shohin. Është shumë e rëndësishme të flitet për të dhe të gjenden mënyra sesi mund të adresohet.
Masni pulsin tuaj
Filloni duke bërë një vlerësim se si ndiheni dhe identifikoni disa shkaqe të këtyre ndjenjave duke i bërë vetes disa pyetje të vetëreflektimi:
- A po ndiheni aq keq në punën tuaj sa nuk mund të shijoni më anët pozitive të saj?
- A shoqëroheni zakonisht me kolegë të tjerë që ndihen njësoj si ju?
- A ka ndonjë pengesë apo një arsye specifike që e bëjnë punën tuaj sfiduese?
- A ka diçka të veçantë që mendoni se po ju mungon në punën tuaj?
- A keni frikë të shkoni në punë të hënën?
Këto pyetje do t’ju bëjnë të kuptoni rrënjët e problemit tuaj dhe me shumë mundësi edhe zgjidhjet për to.
Gjeni mundësi të reja jashtë klase
Ndonjëherë mësuesit bëhen aq të përqendruar në ato që po ndodhin në klasën e tyre sa nuk janë të vetëdijshëm për mundësitë që mund të ekzistojnë brenda shkollës së tyre që mund të ndikojnë në mënyrë pozitive në mënyrën se si ndihen ata. Filloni eksploroni këto mundësi, aktitivete me kolegë, me nxënës apo edhe nga shkolla të tjera, pasi mund t’ju relaksojnë dhe t’ju motivojnë të bëni gjëra interesante edhe me nxënësit tuaj.
Kërkoni ndihmë
Mos harroni se nuk është turp të kërkoni ndihmë kur ndiheni të lodhur. Stresi dhe lodhja juaj përkeqësohet duke mos bërë ndryshime në kohë. Mund të jetë diçka e vogël, ose mund të kërkojë një ndryshim afatgjatë, por kostoja e të bërit asgjë do të dëmtojë shëndetin tuaj fizik dhe emocional. Kjo gjëndje ndikon edhe tel nxënësit tuaj.
Mund të jetë koha të mendoni për atë që mund të bëni ndryshe, në mënyrë që të mos keni frikë të shkoni në punë të hënën.
————————————————————–
Ky artikull është publikuar për herë të parë në gjuhën angleze, në faqen edutopia.org. Klikoni këtu për të lexuar artikullin origjinal.
—————————————————————–