Rezultatet e gjurmimit të të diplomuarve dhe të certifikuarve në ofruesit partnerë të S4J, 2020-2021

Rezultatet e gjurmimit të të diplomuarve dhe të certifikuarve në ofruesit partnerë të S4J, 2020-2021

Institucionet partnere të projektit “Aftësi për Punë”, me mbështetje nga S4J, realizojnë procesin e gjurmimit të të diplomuarve apo të certifikuarve në tregun e punës. Sistemi i gjurmimit përmbush dy qëllime të rëndësishme:

  1. Monitorimin e treguesve kryesorë të tregut të punës  (të punësuar, të vetë-punësuar, të papunë etj.) për të diplomuarit apo të certifikuarit nga institucioni i AFP-së;
  2. Vlerësimin e lidhjes apo përputhshmërisë midis arsimit dhe punës për të diplomuarit.

Studimet e gjurmimit ofrojnë një tablo më të qartë të performancës së të diplomuarve nga shkollat e arsimit profesional në tregun e punës, duke matur punësimin produktiv të të diplomuarve pas përfundimit të studimeve. Ato përfaqësojnë një burim të vlefshëm informacioni për procesin vendim-marrës dhe planifikues të ofertës mësimore të bazuar në evidencën dhe kërkesat rajonale të tregut.

Gjeni më poshte publikimet me rezultatet e gjurmimit të të diplomuarve apo të certifikuarve nga institucionet partnere të AFP-së të S4J.