Trajnim me nxënësit e HB për përdorimin e platformës
Shumë studime tregojnë se për të krijuar një mjedis interaktiv dhe të qëndrueshëm të mësimdhënies, është e rëndësishme që mësuesit të përzgjedhin për përdorim një platforme të vetme dixhitale. Kapërcimi nga një platformë në tjetrën mund t’i konfuzojë nxënësit dhe t’i bëjë ata të ndihen të pasigurt. Për të evituar çdo paqartësi rreth përdorimit të platformës së përzgjedhur, mësuesit duhet të angazhohet në shpjegimin e të gjitha funksionaliteteve që platforma ofron.
Shkollat profesionale partnere të projektit ‘’Aftësi për Punë’’ kanë përzgjedhur platformën MësoVET.al për të zhvilluar mësimin në distancë por edhe atë të kombinuar. Për këtë arsye, së bashku me mësuesen e IT në shkollën e mesme profesionale Hamdi Bushati, Irma Allceniku, organizuam një trajnim me nxënësit e kësaj shkolle për përdorimin e platformës. Ne shpjeguam funksionalitetet bazë për nxënësit: si të navigojnë në platformë, si të plotësojnë një quizz dhe si të ngarkojnë detyrat e tyre. Gjithashtu, prezantuam dhe një nga kurset udhëzuese të dedikuara për ta ”Udhëzime për nxënësit për platformën MësoVet’‘