Si të planifikojmë për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies në AP

Si të planifikojmë për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies në AP

Muaji që shkoi ishte shumë angazhues për të gjithë. Së bashku me mësuesit e kulturës profesionale dhe të përgjithshme organizuam trajnimin ‘’Planifikimi i mësimit në funksion të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies në shkollat e mesme të arsimit profesional’’.  Ky trajnim u mbajt nga Dr. Gerda Sula dhe kishte për qëllim aftësimim e mësuesve për përmirësimin e hartimit të planeve mësimore. Mësuesit ndanë ide, eksperienca dhe sugjerime me njëri-tjetrin rreth rëndësisë dhe kritereve të planifikimit të mirë të planeve vjetore, një praktikë të cilën ata e gjejnë me vlerë për t’u përmirësuar në vazhdim.