Udhëzuesi për Planifikimin e Mësimit në Shkollat Profesionale
24 Nën 2020
Për të ndihmuar nxënësit të arrijnë rezultatet e të nxënit, mësuesi duhet të bëjë një planifikim efektiv të mësimit që do të zhvillojë gjatë gjithë vitit, i cili duhet të jetë i mirëmenduar për të përfshirë nxënësit në arritjen e kompetencave të lëndës dhe atyre të përgjithshme (kyçe).
Ky udhëzues është i hartuar për t’i ardhur në ndihmë mësuesve të arsimit profesional, me qëllim planifikimin e procesit mësimor në lëndët e kulturës së përgjithshme, lëndëve të teorisë profesionale dhe moduleve të praktikës.
Udhëzuesi përmban formate planesh vjetore, planesh ditore (ditar), instrumente vlerësimi për planet, të konceptuara nga vetë mësuesit e arsimit profesional.