Udhëzuesi për Marketingun Institucional

Udhëzuesi për Marketingun Institucional

Marketingu i institucionit është një nga funksionet e Njësisë së Zhvillimit pranë ofruesve të AFP-së që ka sy synim përmirësimin e imazhit të institucionit. Ai kujdeset për hartimin dhe zbatimin me sukses të planit vjetor të marketingut të institucionit dhe përzgjedhjen e kanaleve dhe llojit të aktiviteteve të përshtatshme për komunikimin efektiv të mesazheve tek grupet e synuara dhe palët e interesit.

Për t’i mbështetur ofruesit e AFP-së në aktivitetet e marketingut institucional, “Aftësi për Punë” ka përgatitur një udhëzues të cilin ftojmë ta përdorin të gjithë të interesuarit. Ky udhëzues është për ofruesit e AFP-së, publikë apo privatë, kryesisht shkollat e mesme profesionale por edhe qendrat e formimit profesional ose qendrat shumëfunksionale të AFP-së, Koordinatorët e Marketingut Institucional, Njësinë e Zhvillimit, drejtuesit dhe stafi i institucioneve të AFP-së dhe palë të tjera të interesuara.

Lexoni këtu publikimin e plotë: UDHËZUES PËR MARKETINGUN INSTITUCIONAL