Udhëzuesi për Menaxhimin e Marrëdhënieve me Bizneset

Udhëzuesi për Menaxhimin e Marrëdhënieve me Bizneset

Udhëzuesi për Menaxhimin e Marrëdhënieve me Bizneset është një guidë praktike për institucionet e arsimit e formimit profesional sa i takon krijimit, menaxhimit, mirëmbajtjes dhe zgjerimit të marrëdhënieve me biznesin. Ai synon të mbështesë dhe të orientojë Koordinatorin e Marrëdhënieve me Biznesin pranë Njësisë së Zhvillimit, drejtuesit dhe stafin pedagogjik dhe administrativ të institucioneve të AFP-së, si dhe palët e tjera të interesuara.

Udhëzuesi bazohet tek përvoja dhe mësimet e nxjerra nga “Aftësi për Punë”, projekte të tjera të financuara nga donatorët në Shqipëri në fusha të lidhura si edhe praktika e modele të ngjashme të Komisionit Evropian lidhur me AFP. Në këtë kuptim, ai parashtron edhe vizionin e S4J sesi duhet dhe mund të realizohet menaxhimi i marrëdhënieve mes sektorit privat dhe institucioneve të AFP-së.

Lexoni publikimin: UDHËZUES PËR MENAXHIMIN E MARRËDHËNIEVE ME BIZNESET