Udhëzuesi për Praktikat Profesionale Afatgjata në Biznes

Udhëzuesi për Praktikat Profesionale Afatgjata në Biznes

Që prej vitit 2016, projekti “Aftësi për Punë” bashkëpunon me një rrjet në rritje shkollash profesionale partnere, në rajonet e Vlorës, Lezhës, Beratit, Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, të cilat bashkëpunojnë me një sërë biznesesh e kompanish lokale, në kuadër të realizimit të praktikave profesionale afatgjata. Kjo eksperiencë mbështetet në një sistem mjetesh, dokumentesh, ndarjesh të detyrave e roleve, të cilat udhëheqin aktorët e përfshirë dhe standardizojnë procesin, si dhe në strategji dhe instrumente të ideuara dhe të aplikuara nga aktorë të caktuar, me synim optimizimin e praktikave.

Qëllimi i këtij është krjimi i një materiali praktik mbi tërësinë e hapave, proceseve, roleve dhe instrumenteve që përfshihen në praktikat profesionale afatgjata dhe që garantojnë implementim të suksesshëm për të gjithë aktorët. Udhëzuesi shërben:

  • si dëshmi e procedurave të ndjekura, mjeteve të përdorura dhe eksperiencave të fituara;
  • si pikë referimi për të gjithë aktorët, në të mirë të të kuptuarit, të lehtësuarit dhe të përmirësuarit të rolit dhe të performancës së tyre në kuadër të praktikave;
  • si bazë për replikim instrumentesh dhe procedurash për ofrues të ndryshëm të AFP-së.