Udhëzuesi për Zhvillimin dhe Menaxhimin e Projekteve

“Aftësi për Punë” ka hartuar disa udhëzues për t’u ardhur në ndihmë të gjithë institucioneve ofruese të arsimit e formimit profesional. Këtë here vijmë me udhëzuesin për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve.

Publikimi ofron informacion, udhëzime, shembuj, praktika dhe burime që vlejnë në përditshmërinë e punës së Koordinatorit të Zhvillimit të Projekteve apo të palëve të tjera të interesuara. Ai mund të përdoret si një udhëzues praktik për të adresuar pyetje dhe çështje konkrete gjatë përpjekjes së institucioneve të AFP-së për të zhvilluar projekte si dhe për menaxhimin e tyre e ndërtimin e marrëdhënieve me të tretët.

Këtu mund të lexoni publikimin e plotë: UDHËZUES PËR ZHVILLIMIN DHE MENAXHIMIN E PROJEKTEVE