Vlerësimi i planeve të mësimdhënies të lëndëve teorike dhe moduleve praktike, viti mësimor 2021-2022

Vlerësimi i planeve të mësimdhënies të lëndëve teorike dhe moduleve praktike, viti mësimor 2021-2022

Raporti “Vlerësimi i planeve vjetore të kurrikulës profesionale në shkollat e AFP-së” është hartuar në kuadër të projektit “Aftësi për Punë”/‘Skills for Job’, një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ky raport synon të analizojë, të vlerësojë dhe të paraqesë rekomandime të vlefshme për përmirësimin e procesit të planifikimit dhe zbatimit të planeve të mësimdhënies së lëndëve teorike dhe moduleve praktike, profesionale në shkollat e AFP-së për vitin mësimor 2022-2023.

Procesi i vlerësimit u zhvillua për dy lloje të planifikimit vjetor të kurrikulës së AFP-së, si: Plane vjetore të mësimdhënies së lëndëve të teorisë profesionale, plane vjetore të mësimdhënies së moduleve profesionale.

Konstatohet se ka një përmirësim të shkrimit të planeve nga viti në vit sepse respektohen formatet e rekomanduara nga AKAFPK, por dhe rubrikat e tyre. Nga ana tjetër këtë vit u përfshinë në plane dhe rubrika si: ‘Aftësitë e buta’ dhe ‘Planifikimi online i mësimdhënies’.